Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve që, sipas tij, dëshmojnë se zyrtarë të lidhur me Qeverinë e Kosovës kanë vizituar Serbinë në vitin 2024, disa muaj pas sulmit terrorist në Banjskë.

Ramadani i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar që të ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje.

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, ka shkruar Ramadani, duke pretenduar se vagonët e trenave të Kosovës janë renovuar në Serbi, me mjete të buxhetit të Kosovës.

Sipas tij, vizita e zyrtarëve në Serbi është zhvilluar në vitin 2024, pas sulmit të 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.