Gazetari dhe shkrimtari Halil Matoshi ka reaguar rreth protestës së disa personave në Zogaj të Vushtrisë duke thënë se kundër këtij objekti fetar nuk janë besimtarët myslimanë por ata Matoshi që kanë vu “turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh”.
Shkrimi i plotë i Matoshit
Për Kishën në Zogaj!
Nji grup etnik shtyhej drejt zhbâmjes nga makineria fashiste e Milošević-it. Gjatë luftës në Kosovë më 1999, prifti katolik i Kishës së Shën Ndout në Gllogjan, Dom Kelmend Spaqi, (dekun sivjet) strehoi qindra shqiptarë myslimanë të ndjekun nga votrat e tyne. Për me u bâ me dije vaktet e iftarit dhe të syfyrit gjatë muajit të Ramazanit dhe me i njoftue e mbajtun bashkë, pa dallim feje, Dom Kelmendi i binte këmbanës së kishës, tue rreziku jetën e tina p’ej forcave të fashizmit serbian.
Nuk âsht veç nji shembull vllaznillaku.
Âsht ekumenizëm.