Qindra të rinj e të reja, veteranë, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë u bashkuan sot në Marshin Përkujtimor, në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Marshi nisi nga Bajraku i Luzhnicës, vendi i rënies së Komandant Kumanovës, dhe vazhdoi deri te Memoriali i Dëshmorëve në Kleçkë dhe te Shkronjat e UÇK-së.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit dhuruan gjak në shenjë solidariteti dhe respekti.
Sadri Shala, në emër të Këshillit Organizativ, ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë pjesëmarrësit, veteranët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, të rinjtë dhe qytetarët që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Brigadës 121 ‘Kumanova’ dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Shala.