Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në aktivitetin e 16 Shtatorit, duke e cilësuar këtë datë si një ngjarje historike për shqiptarët.
Kryeziu ka shkruar se më 16 Shtator do të ecin së bashku 20 kilometra, në një simbolikë që, sipas tij, do të bashkojë shqiptarët nga të gjitha trojet.
“Një ditë historike që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve dhe gjithë botës!”, ka shkruar Kryeziu.
Në fund të mesazhit, ai u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve, duke i cilësuar ata si “legjenda”.