Frutex ka zgjeruar aktivitetin e saj në tregun evropian, duke u bërë pronare e objektit historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg, Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur pronari i Frutex, Shaqir Palushi, i cili ka njoftuar se kompleksi ikonik është ndërtuar në vitin 1874 dhe shtrihet në një sipërfaqe ndërtimore prej 13,500 metrash katrorë, në një parcelë prej 1.35 hektarësh.
Kompleksi përfshin 179 dhoma hoteli, restorant, salla për evente dhe hapësira të tjera përcjellëse.
Sipas Palushit, një pjesë e objektit do të shërbejë si qendër për koordinimin e aktiviteteve të shitjes dhe zhvillimin e biznesit të produkteve Frutex në Gjermani dhe në tregjet evropiane.
“Ky investim do të forcojë më tej praninë tonë në tregjet evropiane dhe do të ofrojë mbështetje edhe më të madhe për partnerët tanë në rajon”, ka theksuar Palushi.