Marin Sopi ka reaguar në Facebook ndaj deklaratave të profesorit dhe publicistit Milazim Krasniqi, duke e kritikuar për qëndrimet e tij lidhur me simbolin e kryqit dhe çështjet fetare.
Sopi e ka cilësuar reagimin e Krasniqit si “përçarës”, duke i bërë thirrje që të mos ofendojë njerëzit për bindjet e tyre fetare.
“E di ti çka simbolizon Kryqi? Mos i fyej të tjerët. S’ke të drejtë t’i ofendosh ata që s’janë si ti dhe të marrësh rolin e prokurorit, gjykatësit e hetuesit”, ka shkruar Sopa.
Ai ka kritikuar gjithashtu Krasniqin për publikimet e tij rreth objekteve fetare, duke thënë se çështjet e tilla duhet t’ua lërë imamëve, teologëve dhe myftiut.
Në fund, Sopi është ndalur edhe te rasti i kërcënimit ndaj Ramush Haradinajt, duke shkruar: “Ky që ka kërcënuar Ramushin mund të jetë i sojit tënd, anipse bënë zhurmë për subjektin tjetër.”
Reagimin e tij, Sopa e ka përmbyllur me një mesazh të drejtpërdrejtë për Krasniqin: “Ligji vlen edhe për ty, Milo!”