Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Nuk pranoi të denonconte rrejshëm shqiptarët, rrahet nga serbët

Nuk pranoi të denonconte rrejshëm shqiptarët, rrahet nga serbët

Një rrahje që ka ndodhur më 7 janar ku një serb (Stefan Tomiq) është konfrontuar në komunën e Gjilanit, pasi ka dalë nga Kisha me disa njerëz të tjerë, mësohet se është tentuar të përdoret për propagandë nga politika serbe. Porse, babai i tij, Ivica, nuk ka pranuar që rrahjen që iu bë djalit të tij t’ia mveshte shqiptarëve.

Të irrituar nga ky fakt, grupi i serbëve mbrëmjen e së shtunës këtij të fundit ia rrahu edhe babain.

E për drejtorin e “The Geopost”, Gynen Venhari kjo nuk është diçka e re. Ai thotë se çdo incident që ndodh mes serbëve Kosovë, Serbia me mekanizmat e vet provon që ta kualifikojë si sulm ndaj serbëve të vendit nga shumica shqiptare.

Siç thotë ai, aq më keq kur kjo vije nga politika, siç është në këtë rast nga kryetari i Listës Serbe për rajonin e Gjilanit, Sasha Millosheviq.

“Në media ka qenë një raport i policisë, që ka dalë në opinion me 7 janar, se Stefan Tomiq, është konfrontuar në orët e hershme të datës 7 janar, diku rreth orës 3 të mëngjesit, pasi ka dalë nga Kisha me disa njerëz të tjerë. Kjo pra është bërë publike, më 7 janar. Ndërsa, makineria propagandistike serbe, me qëllim që ta quajë edhe këtë si sulm etnik ndaj shqiptarëve, ka provuar njëherë që ta bind babain e Stefan Tomiqit, Ivica Tomiqin, që rastin në polici ta paraqesë si sulm etnik.

Meqë babai i tij, Ivica Tomiqi, nuk ka pranuar ta bëjë këtë akuzë të rreme, atëherë ka pasuar sulmi fizik ndaj tij.

Pra, parmbrëmë, më 14 janar, në fshatin Kufcë të komunës së Gjilanit, Ivica Tomiqi është sulmuar fizikisht nga Sasha Milosheviqi, i njohur si BELLI, i cili është kryetar i komunës së Novobërdës dhe i Listës Serbe për rajonin e Gjilanit. Ky sulm ka ndodhur për shkak, siç thamë se, Ivica Tomiqi nuk e ka paraqitur sulmin e djalit të tij Ivicës, të datës 7 janar, si sulm me motiv etnik. Ky rast është indikator i qartë se, çdo incident që ndodh te serbët në Kosovë, edhe kur ato shkaktohen për arsye banale, Serbia me mekanizmat e vet provon që ta kualifikojë si sulm ndaj serbëve të Kosovës nga shumica shqiptare.

Fatkeqësi edhe më e madhe është ku kjo bëhet nga struktura politike, siç është ky rast, përkatësisht nga Sasha Milosheviqi, kryetar i Listës Serbe”, thotë ai.

Ai thekson për KosovaPress se provokimet e serbëve kohën e fundit janë rritur, e që për synim kanë fabrikimin e sulmeve ndëretnike.

“Me rastin e krishtlindjeve ortodokse, pa u bërë 24 orë nga rasti fatkeq i Shtërpcës, ku u plagosën lehtë dy serbë, të cilët kishin provokuar pjesëtarin tashmë të arrestuar të FSK, si gjithmonë, sipas të dhënave tona, ka pasur dyshime se ka pasur një organizim për provokim të situatave, ku do të fabrikoheshin sulme ndëretnike.

Përveç provokimeve publike në Shtërpcë, edhe në Novobërdë, ka pasur një organizim të provokimit të turmave serbe, por që nuk është publikuar. Aty, me 6 janar, 50 serbë, kishin provokuar Policinë e Kosovës, duke iu afruar në rrugë automjetit dhe duke ngritur 3 gishtrinjë. Mirëpo për shkak të pjekurisë dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës, nuk erdhi deri te incidenti”, thotë Venhari.

 

Themes by WordPress