Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën rreth orës 15:30.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.