Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rriten tensionet në Paqësor – Putin viziton ishujt japonez, Rusia me pretendimet të reja territoriale

Rriten tensionet në Paqësor – Putin viziton ishujt japonez, Rusia me pretendimet të reja territoriale

Japonia ka reaguar ashpër ndaj vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në ishullin Etorofu, pjesë e arkipelagut Kuril, të cilin Tokio e konsideron pjesë të Territoreve Veriore të Japonisë.

Kryeministrja Sanae Takaichi e cilësoi vizitën si “absolutisht të papranueshme” dhe tha se ajo bie ndesh me qëndrimin e vazhdueshëm të Japonisë për sovranitetin mbi ishujt.

Takaichi deklaroi se Territoret Veriore janë pjesë e territorit japonez si historikisht, ashtu edhe sipas së drejtës ndërkombëtare.

Sipas saj, vizita e presidentit rus “lëndon ndjenjat e popullit japonez” dhe përbën një veprim të papranueshëm nga Tokio.

Ishulli Etorofu, i njohur si Iturup në Rusi, është një nga katër ishujt jugorë të Kurileve që kontrollohen nga Rusia, por pretendohen nga Japonia.