Basri Beka ka reaguar ndaj deklaratave të Xhafer Shatrit lidhur me Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe Kryepeshkopin Nikolla Xhufka.
Beka ka thënë se as KOAK-u dhe as Kryepeshkopi Nikolla Xhufka nuk janë iniciatorë të ndonjë veprimi për vendosjen e flamujve në kishat që ai i cilëson si të uzurpuara nga Kisha Serbe.
Sipas Bekës, roli i KOAK-ut dhe i Kryepeshkopit është “ringjallja shpirtërore e të krishterëve ortodoksë të Kosovës”, të cilët ai i konsideron pjesë të historisë dhe identitetit të vendit.
Në reagimin e tij, Beka i ka bërë edhe akuza të drejtpërdrejta Shatrit lidhur me qëndrimet e tij ndaj flamurit të UÇK-së dhe pretendimet për rolin e tij gjatë luftës.