Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Gjykata Supreme e ka refuzuar një kërkesë të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Bëhet fjalë për kërkesën e tyre lidhur me pezullimin e vendimit për çmimin e biletave të transportit publik.
Rama ka publikuar vendimin për refuzim, duke thënë se asamblistët e VV-së janë “dashakëqij” dhe të “padijshëm”.
“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm”, ka shkruar Rama./Klankosova.tv