Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ujësjellësi zbulon numër të madh lidhjesh ilegale në zemër të Prishtinës – tejkalojnë ato legale

Ujësjellësi zbulon numër të madh lidhjesh ilegale në zemër të Prishtinës – tejkalojnë ato legale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë evidentuar një numër i madh i lidhjeve ilegale të ujit në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se numri i lidhjeve ilegale të evidentuara ka qenë më i madh sesa ai i lidhjeve legale.

“Gjatë gjithë ditës së sotme janë evidentuar më shumë lidhje ilegale sesa lidhje legale. Kjo është e papranueshme!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ujësjellësi ka theksuar se lidhjet e paautorizuara përbëjnë shkelje dhe ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe në konsumatorët që i respektojnë rregullat.

Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me masat që do të ndërmerren ndaj personave përgjegjës për këto lidhje ilegale.