Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Fatmir Çeliku, çfarë zori pate dje në Malishevë?!

Qëndrim Kryeziu: Fatmir Çeliku, çfarë zori pate dje në Malishevë?!

Postimi i Qëndrim Kryeziut:

Ke mbajtur gjithmonë fjalime pa letra, lider i dalluar që je veçuar duke folur pa letra. Çka të shtyu kësaj radhe të lexosh prapë?

Sa hoxhallarë kanë qenë në luftë në Malishevë? Asnjë!

Sa hoxhallarë kanë qenë në luftë në gjithë Kosovën? Asnjë!

Nëse dikush nga ushtarët e UÇK-së ka pasur edukim fetar për hoxhë, prift, pastor apo sheh, ata nuk erdhën hoxhë, prift, pastor apo sheh në luftë, por si ushtarë të Lirisë!

E din shumë mirë betimin e UÇK-së dhe aktin e themelimit të saj. UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare që luftonte me flamurin e Gjergjit për çlirimin e Kosovës dhe çdo pjesëtar i saj ka qenë vetëm Shqiptar. Në të kundërtën, nuk i është dhënë statusi i ushtarit.

Bile, edhe pesë hoxhallarë kanë pezulluar punën e tyre, sikur qindra mësues, profesorë, akademikë, bujq, besa kogja shumë priftërinj, që të gjithë u mblodhën për të luftuar për Shqiptari, e jo për Islam e Katolicizëm!

Po, pasi e hape këtë temë, po ta rikujtoj se ti e di shumë mirë rastin kur grupi i xhihadistëve në Dragobil dhe Marali u mor peng dhe u kthye prapa nga kishin ardhur. Me të njëjtat uniforma ka qenë i veshur edhe Shefqet Krasniqi në një zonë tjetër, diku.

Gjenerali Agron Smajl Haradinaj e ka kapur për mjekre dhe i ka thënë troç Shefqetit:

“O luftëtar i lirisë me ne, nën flamurin e Gjergj Kastriotit, o në shtëpinë tënde. Për Islam nuk jemi mbledhur me luftu serbin!”

Sot janë gjallë tre dëshmitarë që mund ta dëshmojnë këtë ngjarje. Njëri prej tyre është nga Balinca e Malishevës dhe ka qenë prezent aty.

Dhe çfarë zgjodhi Hoxhë Shefqet Krasniqi?

Rrugën e dezertimit!

Po ashtu po ti rikujtoj fjalët e bashkë luftëtarit tuaj, Legjendarit tonë, Adem Jashari, i cili e kishte pyetur Rexhep Bojën: “Nga keni ardhur, për Komoran apo nga mali?” Kur ai ishte përgjigjur se kishin ardhur përmes Komoranit, Ademi e kishte pyetur edhe se nga do të ktheheshin. Pasi mori përgjigjen se do të ktheheshin përsëri përmes Komoranit, ku ndodhej një pikë e forcave serbe që maltretonte shqiptarët, u kishte thënë: “Ju shkoni, nuk kam punë me ju”, dhe nuk i priti! Sepe siq e din edhe ti Fatmir, këta nuk guxan me ja mësy grykës së Llapushnikut, jo larg nga Komorani Fatmir!

Fatmir, a e di se në listën e BIK-ut figurojnë edhe dëshmorë të vitit 1989 dhe 1991?

Pse nuk e pyet Naim Tërnavën: Këta janë dëshmorë të Islamit apo të UÇK-së?

Madje, ti si ish-komandant i UÇK-së, të takon ta paditësh BIK-un për dokumentimin e përmbajtjes së pavërtetë për luftën e UÇK-së.

Ti e di shumë mirë se UÇK-ja u formua më 17 nëntor 1994.

Edhe në listën e BIK-ut, që dikur thoshin mbi 300, pastaj pak mbi 100 dëshmorë, sikur të ishin euro i numëronin nëpër studio televizive, e sot ajo listë është me 37 emra. Shumica ishin viktima civile të ushtrisë dhe policisë serbe dhe, sipas të dhënave, vetëm 5 janë dëshmorë të UÇK-së.

Por edhe nëse ne i kategorizojmë viktimat dhe dëshmorët e luftës sipas profesionit, atëherë, Fatmir, vetëm në Malishevën tënde i ke mbi 40 arsimtarë.

Për të tjerët duhet të sqarohet publikisht se çfarë lidhjeje kanë pasur me UÇK-në dhe mbi çfarë kriteresh janë shpallur dëshmorë, e jo martirë.

Populli meriton ta dijë të vërtetën!