
Atje ku po bëhen gërmime për persona të zhdukur gjatë luftës, prokuroria ka njoftuar se në lokacionin e tretë, gjatë ditës së shtunë, hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu – Shamolli, lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme, përcjell Gazeta Express.
‘’Zubin Potok, 08 gusht 2026 – Në kuadër të hetimeve për rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës po vazhdojnë punën në terren.
Në lokacionin e tretë, gjatë ditës së shtunë, hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu – Shamolli, lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme.
Hetimet dhe procedurat po zhvillohen në bashkëpunim me institucionet kompetente.”, thuhet në njoftim.
Gërmimet në Zubin Potok për të zhdukurit, PSRK njofton se po vazhdojnë hetimet: Po bashkëpunojmë me institucionet kompetente