Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pesë shtetas të huaj shoqërohen në polici në Ferizaj për qëndrim pa leje

Pesë shtetas të huaj shoqërohen në polici në Ferizaj për qëndrim pa leje

Pesë shtetas të huaj janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se ishin duke qëndruar në mënyrë të parregullt në një banesë.

“Me datën 08.08.026, rreth orës 10:30, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me disa persona që dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor. Pas pranimit të informatës, njësitet policore reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pesë persona”.
Sipas verifikimeve fillestare, policia tha bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit:

  • A.A., 22 vjeç, shtetas i Qipros
  • S.M., 28 vjeç, shtetas i Qipros
  • S.SH., 20 vjeç, shtetas i Qipros
  • A.R., 26 vjeç, shtetas i Qipros
  • M.S., 28 vjeç, shtetas i Pakistan

“Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila do të ndërmarrë procedurat e mëtejshme hetimore”.