Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se e përkrahë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë!
“E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqës së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”., ka shkruar Hoxhaj.
/TV Arbëria