Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > U dehidratuan, s’mund të vijonin lëvizjen – Forcat Ajrore shqiptare shpëtojnë tre turistë të bllokuar në Malin e Çikës

U dehidratuan, s’mund të vijonin lëvizjen – Forcat Ajrore shqiptare shpëtojnë tre turistë të bllokuar në Malin e Çikës

Tre turistë janë shpëtuar nga Forca Ajrore të Shqipërisë, pas një operacioni të suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) në zonën e Malit të Çikës.

Ata kishin mbetur në vështirësi për shkak të dehidratimit dhe pamundësisë për të vijuar lëvizjen në terrenin e thyer malor.

Pas sinjalizimit, Forca Ajrore ndërhyri me helikopterin Cougar, duke bërë të mundur evakuimin e tyre nga zona e vështirë.

Tre turistët u transportuan më pas drejt një zone të sigurt, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore