Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Arrestohet Matteo Messina Denaro, bosi më i madh i Cosa Nostra

Arrestohet Matteo Messina Denaro, bosi më i madh i Cosa Nostra

Policia e Karabinierëve të Italisë arrestoi sot Matteo Messina Denaro, bosi më i kërkuar i mafias në vend, i cili kishte qenë në arrati për tre dekada.

Messina Denaro, i cili u arrestua në kryeqytetin siçilian Palermo, dyshohet se është një bos i mafies “Cosa Nostra” të Siçilisë.

Ai është dënuar në mungesë, me burgim të përjetshëm për vrasjen e prokurorëve antimafia në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Ai gjithashtu po përballet me një dënim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, të cilat vranë 10 persona një vit më vonë.

Policia tha në shtator 2022 se ai ishte ende në gjendje të lëshonte komanda në lidhje me mënyrën se si drejtohej mafia në zonën përreth qytetit perëndimor siçilian të Trapanit, bastioni i tij rajonal, pavarësisht zhdukjes së tij prej kohësh.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas arrestimit të Matteo Messina Denaros, bosit të fundit të madh të Cosa Nostra, pas 30 vitesh arrati.

“Një fitore e madhe për shtetin që tregon se nuk dorëzohet përballë Mafias“, komentoi Meloni.

“Një ditë pas përvjetorit të arrestimit të Toto Riina-s, një tjetër bos i krimit të organizuar i dorëzohet drejtësisë. Pas 30 vitesh arrati ka përfunduar në pranga superbosi”, komentoi zv.kryeministri italian, Matteo Salvini. /TV Arbëria

Powered by WordPress