Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sot në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Sot në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

Vendimi u mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.