Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjendet pa shenja jete një person në lumin Sitnica në Mitrovicë

Gjendet pa shenja jete një person në lumin Sitnica në Mitrovicë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se afër lumit Sitnica është gjetur një trup i pajetë i një personi, raporton TV Arbëria.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:05, në Mitrovicë.

“Raportohet se afër lumit Sitnica është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /TV Arbëria