Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 31 korrik në Skenderaj.
Si pasojë e incidentit, një burrë ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Gjatë veprimeve hetimore është realizuar edhe një bastisje, ku policia ka sekuestruar një armë zjarri në cilësinë e provës materiale.
“Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 31.07.2026 – 23:25. Lidhur me rastin është raportuar se me 01.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, te vëllai i të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë -pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast.”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.