Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

Deputetja Ganimete Musliu ka dal me thirrje publike për qeverinë pas bllokimit të mërgates me orë të tëra në kufi.

“Deri kur Kroacia dhe Mali i Zi do t’i zrajtojnë qytetaret tanë në këtë menyrë. E padrejtë, e papranueshme, jonjerzore!”, tha Musliu”

Postimi:

THIRRJE PËR SHTETIN DILNI ZOT MERGATËS!

Mërgimtarët tanë, të cilët pas një viti pune e sakrifice po udhëtojnë drejt atdheut dhe familjeve të tyre, nuk meritojnë të mbesin me orë të tëra të bllokuar në kufi.Kam informata se në Kroaci janë krijuar kolona të gjata dhe familje të tëra, me fëmijë e të moshuar, kanë mbetur pa ushqim, pa ujë dhe në kushte të vështira. Situatë e njejtë është dhe në Mal të Zi.

I bëj thirrje urgjente institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të komunikojnë me shtetin kroat dhe atë malazez për zhbllokimin e situatës, rritjen e kapaciteteve në pikat kufitare dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët që po presin.

Mërgimtarët tanë meritojnë respekt, dinjitet dhe trajtim të denjë. Mos i lini të përballen vetëm me këtë situatë!

Deri kur Kroacia dhe Mali i Zi do t’i zrajtojnë qytetaret tanë në këtë menyrë. E padrejtë, e papranueshme, jonjerzore!