Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ekrem Kastrati: Përfundon asfaltimi i segmentit nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi i Stadiumit të Qytetit

Ekrem Kastrati: Përfundon asfaltimi i segmentit nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi i Stadiumit të Qytetit

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që shpie në Stadiumin e Qytetit.

Sipas tij, ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore, të rrisë sigurinë në trafik dhe të lehtësojë qarkullimin e automjeteve për qytetarët.

Kastrati bëri të ditur se segmenti rrugor do të hapet për qarkullim nga sonte në orën 20:00 për automjetet deri në 3.5 ton, ndërsa nga e marta, më 4 gusht 2026, në orën 07:00, do të lejohet edhe qarkullimi i mjeteve mbi 3.5 ton.