Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shpëtohen dy turistë të mitur gjermanë që kishin humbur rrugën në Karaburun

Shpëtohen dy turistë të mitur gjermanë që kishin humbur rrugën në Karaburun

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)