Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy të lënduar nga aksidenti në Rakosh të Istogut

Dy të lënduar nga aksidenti në Rakosh të Istogut

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Express se sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rakosh-Istog.

Ai tha se në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.

“ Të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.