Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Tentoi t’i korruptojë policët me 100 euro, arrestohet një shtetas gjerman në Kaçanik

Tentoi t’i korruptojë policët me 100 euro, arrestohet një shtetas gjerman në Kaçanik

Një shtetas gjerman është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Kaçanik, pasi dyshohet se u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur gjobitjen.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10. I dyshuari, teksa drejtonte veturën, kishte kryer lëvizje të rrezikshme në komunikacion. Gjatë ndalimit nga policia, ai dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 100 euro me qëllim që të mos ndëshkohej.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.