Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: “Vetëm 4-5 persona ishin për leje qëndrimi, ndërsa shumica e atyre që prisnin në radhë ishin serbë.”

Qëndrim Kryeziu: “Vetëm 4-5 persona ishin për leje qëndrimi, ndërsa shumica e atyre që prisnin në radhë ishin serbë.”

Qëndrim Kryeziu ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje që, sipas tij, janë realizuar në vendin ku lëshohen dokumentet e shtetësisë së Kosovës në Prishtinë.

Ai pretendon se në radhë kishte kryesisht qytetarë serbë që prisnin për procedurat e shtetësisë, ndërsa ka shtuar se vetëm dy shqiptarë ishin, sipas tij, për ri-shtetësi. Kryeziu thotë se ajo që pa e befasoi dhe ngriti shqetësime për mënyrën se si po zhvillohen këto procedura.

Në reagimin e tij, ai akuzon Qeverinë për politikat që, sipas tij, ndikojnë në procesin e dhënies së dokumenteve të shtetësisë, duke i drejtuar kritika kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.