Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Raportohet se njëri nga punëtorët e lënduar pas rrëzimit të vinçit ka vdekur

Raportohet se njëri nga punëtorët e lënduar pas rrëzimit të vinçit ka vdekur

Një vinç është rrëzuar sot te rruga “A” në Prishtinë.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, deklaruan nga Policia.

Në media është raportuar se një nga të lënduarit, i moshës 20 vjeçare ka humbur jetën.

“DEMOS” do të iu mbaj të informuar në lidhje me rastin.