Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dimal Basha e “inauguron” në facebook projektin më të cilin krenohet më së shumti Ardian Gjini: E financuam në tërësi

Dimal Basha e “inauguron” në facebook projektin më të cilin krenohet më së shumti Ardian Gjini: E financuam në tërësi

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, shkruan se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka investuar mbi 5 milionë euro në rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Bujar Roka”, e cila është pjesë e Qarkores së re të Gjakovës.

Tutje ai thotë se “së bashku me kontratën e realizuar më herët për daljen e Gjakovës drejt Prizrenit, si dhe projektin në realizim e sipër të tranzitit të ri, investimi i Ministrisë në Qarkoren e Gjakovës arrin në 8.7 milionë euro”.

Ai deklaron se projekti është hartuar nga Komuna e Gjakovës, “ndërsa financimi është mbuluar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”.

Sipas tij, “ky investim do të përmirësojë qarkullimin, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe bizneset”.