Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basri Beka:Islami politik nuk është fe, por ideologji

Basri Beka:Islami politik nuk është fe, por ideologji

 

Shkruan: Basri Beka

Faqet islamike dhe portalet e mbështetura prej tyre qenkan vërsulur mbi Lëvizjen për Rikthim, duke pretenduar se postimi i saj:”Të gjithëve që pagëzohen sot dhe lirohen nga kthetrat e fundit islamike, ua përcjellim urimet tona më të përzemërta!” paska nxitur përçarje dhe urrejtje, vetëm pse flet për çlirimin nga kthetrat e islamit politik.

Ju kujtoj këtyre portaleve dhe mediave se Lëvizja për Rikthim nuk do të kishte pasur nevojë të dilte në skenë, as lëvizjet e tjera të ngjashme, po të mos ekzistonte realisht nevoja për t’u çliruar nga kthetrat e islamit politik. Këto janë pikërisht kthetrat e islamit politik, sepse islami politik nuk është më çështje feje, por ideologji.

Çdo ditë ai thërret për tjetërsim, çdo ditë punon për humbjen e kujtesës historike dhe për ndryshimin e kulturës sonë. Ka arritur deri aty sa shumë të afërm tek të afërmit që janë bërë islamistë, hezitojnë të shkojnë tek ta, qoftë te daja, vëllai apo kushëriri, nga frika se mos u kërkohet dora e vajzës për djalin ose e djalit për vajzën, gjë që bie ndesh me kulturën dhe traditën shqiptare.

Sot, fëmijët merren që në çerdhe e në shkollat fillore, ku u bëhet indoktrinim. U mësohet të urrejnë heronjtë e kombit dhe të glorifikojnë pushtuesit. Islami politik nuk të mëson dashurinë për vendin, por urrejtjen ndaj identitetit kombëtar.

Pikërisht për këtë arsye, Lëvizja për Rikthim i ka quajtur këto “kthetra”.

Prandaj, ju tellallë të islamit politik, mos propagandoni, mos demonizoni dhe mos i nxirrni deklaratat nga konteksti. Iluminimin e kombit tonë nuk mund ta ndalni.