Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në rrugën Vushtrri–Polac, vetura përfundon e rrokullisur

Aksident në rrugën Vushtrri–Polac, vetura përfundon e rrokullisur

Një trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën Vushtrri–Polac.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar me katër rrotat përpjetë.

Dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po heton rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet e aksidentit.