Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Peshtanit, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë ndërhyrë në terren, duke nisur operacionin për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Falë ndërhyrjes së tyre, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll dhe më pas është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve./A2Cnn