Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Plagoset një person në Prizren pas një fjalosjeje ku ishin përfshirë katër persona

Plagoset një person në Prizren pas një fjalosjeje ku ishin përfshirë katër persona

Një person është plagosur në Prizren të enjten rreth orës 17:00, pas një fjalosjeje ku ishin të përfshirë 4 persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Byytqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se pas një fjalosjeje ndërmjet një personi të dyshuar në njërën anë dhe tre personave të tjerë në anën tjetër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër.

Personi është plagosur me armë zjarri dhe ka lëndime trupore.

Deklarata e Policisë:

Sot, më datën 23.07.2026, rreth orës 17:00, është raportuar se në rrugën “Liman Shala” në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga informacionet e para është kuptuar se, pas një fjalosjeje ndërmjet një personi të dyshuar në njërën anë dhe tre personave të tjerë në anën tjetër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër. Si pasojë e të shtënave, një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të gjithë personat e përfshirë në incident janë identifikuar. Përveç personit të lënduar, të tjerët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori I shtetit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave dhe sigurimit të dëshmive materiale.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.