Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Abdixhiku për Asociacionin: Qeveria ta procesojë në bazë të vendimit të Kushtetueses

Abdixhiku për Asociacionin: Qeveria ta procesojë në bazë të vendimit të Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë, lideri i LDK-së, i kërkon Kurtit të sqarojë pozicionin e vet para qytetarëve për ketë temë, të cilën e ka kundërshtuar në të kaluarën.

Ai përmend edhe deklarimin e fundit të Kurtit në Austri se asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes në kuadër të planit franko-gjerman për dialogun.

Abdixhiku: Qeveria të procesojë tutje në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

“Në vizitën në Austri ku bëhet një pranimi që (asociacioni) të jetë pjesë e marrëveshjes dhe mund të jetë pjesë e marrëveshjes. Dhe e dyta në deklaratën e Borrell në mbrëmjen e marrëveshjes së targave ku specifikisht thuhet se palët janë pajtuar që të zbatojnë gjitha marrëveshjet paraprake. Për LDK-në këto qëndrime nuk janë qëndrime të reja këto, pasi ne konsiderojmë se gjitha marrëveshjet paraprake duhet të implementohen brenda kushtetutshmërisë së Kosovës. Por i takon kryeministrit të Kosovës të bëjë një zgjidhje, siç i takon atij të qartësojë pozicionin e vet karshi votuesit dhe qytetarit të Kosovës. Pasi për vite të tëra ai ka mbajtur një qëndrim ndryshe dhe ka marrë mbështetjen qytetare për këtë dhe tani është një obligim moral i tij që për çdo ndryshim në këto qëndrime të bëjë qartë pozicionin e vet para qytetarëve të vendit dhe gjithë spektrit publik në Kosovë…Çështja e marrëveshjes rreth asociacionit ka epilog prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njerëzve që e donë Kosovën përnjëmend. Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe në bazë të tij duhet të procesojmë tutje. Tani i takon udhëheqësve shtetëror që të bëjnë këtë procesim tutje”, thotë ai.

Megjithatë, Abdixhiku, thotë i takon Qeverisë së Kosovës të përcaktojë faktin e vet politik, nëse dëshiron që të rrëzohet nga pushteti për mos themelimin e asociacionit.

Abdixhiku: I takon qeverisë që e ka shumicën që të përcaktojë fatin e vet politik

“I takon qeverisë që e ka shumicën që të përcaktojë fatin e vet politik. Ne jemi në opozitë, e treta në parlament me numër të deputetëve që nuk mund të ndryshojnë shumicën në vend. I takon qeverisë që të bëjë zgjidhje, nëse nuk është e aftë të jep një zgjidhje dhe vendos të largohet prej detyrave të tyre kushtetuese, ne nuk mund të ndryshojmë fatin e një vendimi të tillë. Por në pushtet je për të marrë vendime dhe shtyrë agjenda ndërkombëtare dhe vendore, por që përputhen dyjat bashkërisht”, deklaron ai.

Ndërkohë, ai kritikon ekzekutivin që në emër të sovranitetit në veri është përplasur me faktorin ndërkombëtar, ndërsa tani në veri s’ka komuna, policë, prokurorë dhe gjykatës.

Abdixhiku: Tani në veri kemi më pak sovranitet

“Kosova nuk duhet të përplaset me faktorin ndërkombëtar në këtë periudhë të tanishme dhe e dyta duhet të fokusohet që mos të ketë telashe brenda territorit të vet. Pasi qasja e pakoordinuar me aleatët tanë ka sjell një situatë të re në veri, ku në emër të sovranitetit kemi më pak sovranitet. Pra sot në veri ka më pak sovranitet që ka pasur gjashtë muaj më parë. Tani nuk kemi policë atje, as prokurorë, gjykatës dhe nuk kemi as komuna”, thotë Abdixhiku, raporton TV Arbëria.

Powered by WordPress