Qëndrim Kryeziu ka pritur në takim Hamëz Bekim Jasharin, nipin e Heroit Kombëtar Hamëz Shaban Jashari.
Me këtë rast, Kryeziu bëri të ditur se njëra nga dhomat e Hotel Arbëria, i cili pritet të hapet së shpejti, do të mbajë emrin e Heroit Hamëz Jashari, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tij dhe të familjes legjendare Jashari.
Ai theksoi se gjatë takimit biseduan për tema të ndryshme dhe e cilësoi këtë vizitë si të veçantë, duke vlerësuar se takimet me pasardhësit e familjeve të dëshmorëve dhe heronjve janë gjithmonë frymëzuese.
Sipas Kryeziut, familja Jashari mbetet simbol i lirisë, qëndresës dhe sakrificës për Kosovën, ndërsa theksoi se emri dhe vepra e saj do të kujtohen përherë me respekt.
Në fund, ai shprehu mirënjohje për familjen Jashari dhe për të gjithë dëshmorët e martirët që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.