Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pritet hapja e 300 vendeve të punës

Pritet hapja e 300 vendeve të punës

Në vend pritet që të hapen 300 vende të reja pune, pas nënshkrimit të marrëveshjes për realizimin e projektit strategjik që ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajadri e bëri me kompaninë Kosmonte Foods.

Vlera e këtij projekti, sipas ministrisë, ka vlerë mbi 11 milionë euro, ndërsa në bashkëpunim do të jenë edhe kompania gjermane “Zott” dhe kompania sllovene “Perutnina Ptuj”.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit strategjik në vlerë totale prej 11,143,917.2 euro”

“Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”. Nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tej, bëhet e ditur se objekt i kësaj marrëveshje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vjet në zonën kadastrale Harilaq, komuna e Fushë Kosovës.

“Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve”.

“ “Perutnina Ptuj” pritet sivjet te fillojë me investim në fabrikë dhe në vendosjen e mbarështimit të zogjve të pulës”, thuhet në njoftim. /TV Arbëria

Themes by WordPress