Ramush Haradinaj nga Aleanca ka reaguar pas stuhive të mëdha që përsfhinë disa vende në Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Haradinaj kërkoi reagim të shpejtë institucional.
“Ftoj Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, tha ai.
Postimi i plotë:
Situata e krijuar pas stuhisë dhe të reshurave të rrëmbyeshme në Kosovë kërkon reagim të shpejtë institucional. Ftoj Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.