Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm asistimin në një aksion për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazhi i shqiptarëve”, në Ujman, Komuna e Zubin-Potokut.
“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e ‘Ibër-Lepencit’ dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazhi i shqiptarëve’, në Ujman, Zubin-Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi”, deklaroi Elshani.