Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Breshëri shkakton dëme të mëdha në plantacionet me shalqi në Kovragë të Istogut

Breshëri shkakton dëme të mëdha në plantacionet me shalqi në Kovragë të Istogut

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me breshër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në plantacionet me shalqi në fshatin Kovragë të Istogut.

Sipas pamjeve të publikuara, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të prodhimit, transmeton Klankosova.tv.

Reshjet e fundit me breshër kanë shkaktuar dëme edhe në zona të tjera të Komunës së Istogut, ku moti i ligë ka prekur kulturat bujqësore dhe infrastrukturën.