Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Sot seancë gjyqësore ndaj Hysni Gucatit në Drenas

Sot seancë gjyqësore ndaj Hysni Gucatit në Drenas

Sot, në Gjykatën Themelore në Drenas, do të mbahet një seancë gjyqësore ku do të paraqitet kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca pritet të nisë në orën 11:30.

I kontaktuar nga Klankosova.tv për të sqaruar arsyen e paraqitjes së tij në gjykatë, Gucati nuk ka dhënë detaje lidhur me çështjen për të cilën do të zhvillohet seanca.

Ai ka bërë të ditur vetëm se mediat e interesuara do të kenë mundësi ta ndjekin seancën drejtpërdrejt.