Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata, pas pritjeve dhe kolonave të raportuara gjatë ditës.
Për të ofruar mbështetje për qytetarët, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, së bashku me stafin e ambasadës, ka vizituar pikën kufitare Bajakovo dhe është takuar me bashkatdhetarët që prisnin në radhë.
MPJD thekson se do të vazhdojë angazhimin për të informuar dhe ndihmuar qytetarët, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi në kufij është më i lartë.