Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ndahet nga jeta gazetari Behlul Jashari

Ndahet nga jeta gazetari Behlul Jashari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Behlul Jashari.

AGK thekson se Jashari i kushtoi mbi pesë dekada gazetarisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Rilindja, si kryeredaktori i parë i gazetës së rezistencës Bujku, si dhe përmes raportimeve të tij për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

“Ai do të kujtohet për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e tij në raportimin e ngjarjeve historike të Kosovës, përfshirë edhe periudhën e luftës”.

“Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e së drejtës për informim dhe në dokumentimin e historisë së Kosovës do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë gazetareske”, vijon AGK.

AGK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.

Postimi: