Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qytetarët që me vetura private i qasen rrugës “Xhorxh Bush” do të gjobiten deri në 500 euro

Extra AL PVC

Dy korsitë në anën skajore të rrugës “Xhorxh Bush” do të shërbejnë për qarkullim të automjeteve, ndërkaq në mes do të lëvizin këmbësorët. Qarkullimi lejohet vetëm për veturat emergjente, ku për dy muaj do të qëndrojnë edhe ekipet e policisë derisa shoferët të përshtaten.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu njoftoi se gjatë ditës kanë qenë pesë automjete që kanë tentuar të hyjnë me vetura private në këtë rrugë. Për raste të tilla do të ketë gjobitje në vlerë prej 500 euro, madje edhe konfiskim të patentë shoferit.

Ditën e sotme është lëshuar për qarkullim rruga që ndan katedralen “Nënë Tereza” e Kampusin Universitar, por vetëm për automjete të caktuara.

“Jemi vonuar për shkak të kushteve atmosferike dhe sinjalistika dhe shenjëzimi ka qenë problem të implementohet. Andaj kjo është edhe arsyeja pse sot kemi bërë hapjen. Sot kemi hapur rrugën “Xhorxh Bush”, por është hapur për qasje vetëm për autobusë, për taksi dhe vetura emergjente. Në këtë rast për policinë, zjarrfikësit edhe autoambulanca. Rruga “Xhorxh Bush” është hapur me dy korsi, te cilat janë korsi përkufizuese me shkuarje dhe me ardhje. Në të njëjtën kohë në rrugën “Xhorxh Bush” i kemi mundësuar parkingut nëntokësor me pas edhe një qasje”, tregoi ai.

Musliu u shpreh se sonte do të bëhet shenjëzim për përkufizim të shpejtësisë prej 20 km/h.

“Sinjalistika dhe shenjëzimi kanë përfunduar. Çfarë është e vërteta, sot po presim edhe diku në orët e vona të bëjmë një shenjëzim me përkufizim te shpejtësisë 20 km/h në rrugë. Me qëllim që sa më shumë me pas sinjalistikë shenjëzim, për arsyeje se është një projekt më i veçantë, më ndryshe për kryeqytetin”, tha ai.

Për bizneset që përshkojnë rrugën “Xhorxh Bush”, është rregulluar orari i furnizimeve vetëm para orës 07:00 në mëngjes.

“Qytetarët të cilët me vetura private i qasen rrugës “Xhorxh Bush” do të kenë gjoba. Gjobat do të parashihen të jenë deri në vlerën 500 euro. Në të njëjtën kohë parashihet të ketë konfiskim të patentë shoferit. Edhe Drejtoria e Inspeksionit është duke bërë punën e vet dhe janë në terren. Deri më tani gjithçka është në kontroll dhe është duke u menaxhuar super mirë…Kemi pasur katër raste, deri tash kur po flasim, para pesë minutave, për arsyeje se i kemi bërë disa grupe ku po raportohet kohë pas kohe. Raportimi i fundit thotë që deri më tani, kemi pasur katër apo pesë raste të qytetarëve, të cilët me automjete private janë qasur në rrugë. Nuk kanë marrë gjoba për arsyeje se Policia e Kosovës sot ka vendosur ata vetëm me i vetëdijesua edhe me ju jep informata”, deklaroi ai.

Ai shtoi se infrastruktura e këtij projekti është e përkohshme, meqë mendohet se e tërë hapësira të jetë me kalldrëm, por si koncept do të jetë i përhershëm.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...