Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu me apel për mërgimtarët: Ja itinerari që rekomandon për udhëtimin drejt Kosovës

Qëndrim Kryeziu me apel për mërgimtarët: Ja itinerari që rekomandon për udhëtimin drejt Kosovës

Me nisjen e fluksit të madh të mërgimtarëve drejt Kosovës, Qëndrim Kryeziu ka publikuar një mesazh në Facebook, ku u bën thirrje bashkatdhetarëve ta shpërndajnë informacionin për itinerarin që, sipas tij, ua lehtëson udhëtimin drejt vendlindjes.

“Vëllezër dhe motra, ju lutem shpërndajeni këtë mesazh për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Kosovës.”

Kryeziu rekomandon që udhëtarët të shfrytëzojnë rrugën nga Dubrovniku, duke bërë dallimin mes atyre që posedojnë dokumente evropiane dhe atyre që nuk i kanë.

“Të frekuentojnë rrugën nga Dubrovniku (Kroaci).”

Për ata që kanë dokumente evropiane, ai sugjeron itinerarin përmes Mostarit, Nikshiqit, Podgoricës, Rozhajës dhe Pejës, duke theksuar se kjo rrugë është më e shkurtër dhe kursen kohë.

“Për ata që kanë dokumente evropiane, sapo të përfundojë autostrada në Dubrovnik, të marrin rrugën për Mostar (Bosnje), pastaj Nikshiq, Podgoricë, Rozhajë dhe Pejë.”

“Ka më pak kilometra dhe orë rrugë, kështu që mbërrini më shpejt në vendlindje.”

Ai shton se pjesa më e madhe e këtij itinerari është autostradë, ndërsa apelon për kujdes në segmentin Rozhajë–Pejë.

“Pjesa më e madhe e rrugës, edhe në Mal të Zi, është autostradë.”

“Vetëm nga Rozhaja deri në Pejë ka pak kthesa, prandaj bëni kujdes.”

“Pjesa tjetër e rrugës është super dhe pa asnjë ndalesë.”

Ndërkaq, për bashkatdhetarët që nuk posedojnë dokumente evropiane, Kryeziu rekomandon kalimin përmes Herceg Novit dhe këshillon të mos përdoret trageti.

“Për ata që nuk kanë dokumente evropiane, nga Dubrovniku të shkojnë në Herceg Novi, pastaj për Nikshiq, Podgoricë, Rozhajë dhe Pejë.”

“Mos hipni në anije (traget).”

Sipas tij, kjo alternativë zgjat rreth dy orë më shumë, por shmang pengesat që mund të hasen gjatë udhëtimit.

“Rruga ju shtohet vetëm 1 orë e 40 minuta nga Dubrovniku dhe 20 minuta nga Herceg Novi, që i bie rreth 2 orë më shumë në total.”

Në fund të mesazhit të tij, ai u uron mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve që po kthehen në Kosovë për pushime.

“Mirë se vini në vendlindje, shqiponja të arta.”