Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > BOJKOTONI RRUGËT E SERBISË! – Dardan Krasniqi reagon pas pritjeve të gjata në kufi

BOJKOTONI RRUGËT E SERBISË! – Dardan Krasniqi reagon pas pritjeve të gjata në kufi

Dardan Krasniqi ka reaguar për situatën e krijuar në pikat kufitare të Serbisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë kalimin transit nëpër territorin serb.

Sipas tij, shumë udhëtarë kanë mbetur për orë të tëra pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe familje me fëmijë që po përballen me temperatura të larta dhe pritje të gjata.

Në reagimin e tij, Krasniqi kritikon ashpër autoritetet serbe, duke kujtuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe duke theksuar se më së shumti e pësojnë fëmijët e pafajshëm.

Ai përfundon duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi dhe të zgjedhin rrugë alternative.