Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dardan Krasniqi: Pse shqiptarët vazhdojnë të kalojnë nëpër Serbi dhe të konsumojnë produkte serbe?

Dardan Krasniqi: Pse shqiptarët vazhdojnë të kalojnë nëpër Serbi dhe të konsumojnë produkte serbe?

Dardan Krasniqi ka njoftuar se ka zhvilluar një intervistë për Euronews Albania, ku ka trajtuar një sërë temash që lidhen me zhvillimet politike dhe kombëtare.

Sipas Krasniqit, një nga temat kryesore të diskutimit ishte deklarata e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snežana Paunoviq, e cila ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, Bashkimin Evropian dhe Serbi.

Ai ka ngritur gjithashtu çështje që lidhen me raportet e shqiptarëve me Serbinë, qëndrimet ndaj produkteve serbe, Gjykatën Speciale, luftën e UÇK-së dhe reagimet ndaj ish-krerëve të saj.

Në intervistë, Krasniqi ka folur edhe për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj vlerave të luftës çlirimtare, kundërshtarëve politikë, Ligjit për Shtetësinë, marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe raportet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.