Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Serbia më afër SHBA-ve se Kosova, vendi po paguan çmimin e prishjes së raporteve

Qëndrim Kryeziu: Serbia më afër SHBA-ve se Kosova, vendi po paguan çmimin e prishjes së raporteve

Qëndrim Kryeziu ka reaguar për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se Serbia është sot më afër Uashingtonit sesa Kosova.

Sipas tij, asnjë kryeministër i mëparshëm nuk do t’i mbijetonte presionit të qytetarëve nëse vendi do të kishte raporte të dëmtuara me SHBA-të, siç, sipas tij, po ndodh aktualisht.

Kryeziu shprehet se shoqëria po përballet me një gjendje apatie dhe heshtjeje, duke shtuar se mungesa e reagimit publik është shqetësuese.

Ai thekson se ambicia e qytetarëve është reduktuar në sigurimin e nevojave bazike për jetesë, gjë që, sipas tij, përbën një fatkeqësi për vendin.

“Serbia më afër SHBA-ve se sa Kosova. Po asnjë kryeministër nuk do t’i mbijetonte presionit publik nëse Kosova do të kishte raporte të shkërrmoqura me SHBA-të. Këtë shoqëri po e mbyt topitja, heshtja dhe reduktimi i ambicies vetëm te sigurimi i tre vakteve në ditë. Fatkeqësi!”, ka shkruar Kryeziu.