Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > William Walker viziton PSD-në

William Walker viziton PSD-në

Partinë Socialdemokrate ka njoftuar se sot është vizituar nga ambasadori William Walker.

Kjo parti ka shkruar se ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë.

“Ai ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, por edhe zëri që depërtoi përtej kufirit Ballkanik dhe iu dha zë viktimave që nuk ishin më” thuhet në njoftim.Postimi i plotë:Përkundër luftës, paqja, përkundër tmerrit, perspektiva. Ky ishte vizioni që përfaqësonte Ambasadori William Walker. Këtë nevojë kemi edhe sot, në rrethanën politike qe ndodhemi.Ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë. Ai ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, por edhe zëri që depërtoi përtej kufirit Ballkanik dhe iu dha zë viktimave që nuk ishin më. Të nderuar me vizitën e tij në Partinë Socialdemokrate, thuhet në njoftimin e PSD-së. /TV Arbëria

Themes by WordPress