Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Tingujt e iso-polifonisë shqiptare në “Odyssey”, flet mjeshtri Vendim Kapaj, rrëfen për regjistrimet në Vlorë

Tingujt e iso-polifonisë shqiptare në “Odyssey”, flet mjeshtri Vendim Kapaj, rrëfen për regjistrimet në Vlorë

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, në praninë e kompozitorit Ludwig Göransson.

Kapaj tregon se ekipi i filmit mbeti i mahnitur nga tingujt e muzikës tradicionale shqiptare dhe se ishte një përvojë e veçantë të kontribuonte në një produksion hollivudian.

Ai shprehet krenar që iso-polifonia shqiptare tashmë dëgjohet në një nga filmat më të rëndësishëm të Hollywood-it, duke promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Kapaj shprehet se ekipi realizues ishte i mahnitur nga kjo muzikë e veçantë shqiptare dhe tregoi përkushtim maksimal gjatë gjithë procesit pesëorësh të regjistrimit. Sipas tij, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punonte me një ekip të një produksioni hollivudian që vlerësonte kaq shumë trashëgiminë muzikore shqiptare.