Shkruan: Afrim Kasolli
Gjatë ditës së djeshme Departamenti amerikan i Shtetit në një pergjigje për mediumin Evropa e Lirë, ka deklaruar se Dialogu Strategjik me Kosovën, do të mund të rifillojë vetem kur Prishtina dergon sinjale te qarta ne drejtim të përmbushjes se zotimeve ndaj pakicës serbe. Ndonëse, nuk u tha specifikisht se për çfare zotimesh konkrete behet fjalë, por eshte mbase e besueshme se ato kanë te bëjne me zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet e fundit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me Bruksel dhe ne Ohër.
Ndërkohe, nuk vonoi shumë dhe ish-ambasdori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, po ashtu ne një intervistë per këtë medium ka deklaruar se “Prishtina duhet të veprojë më shpejt në çështjet e energjisë dhe të komunitetit serb, nëse synon ta rikthejë marrëdhënien me administratën e presidentit Donald Trump”. Perëndryshe, shumë shpejt Kosova mund të gjeje veten jashtë radarëve diplomatik te Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, pikerisht ne diten kur ndaj Kosovës u derguan keto kumte negative, ne Uashington “Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë energjetike rajonale në kuadër të Dialogut Strategjik të mbajtur në Uashington më 17 korrik. Takimin ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe serbë e udhëhoqi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio”. Ky perafrim i Serbisë me SHBA-te nuk ka dyshim se ka te beje me diversifikimin e te parës te politikave te saj energjetike, me theks të veçantë pajtimin per t’u bërë pjese e hartes se re energjetike te dizajnuar nga ShBA-te per t’u furnizuar me gaz te lëngshëm amerikan, te cilin deri me tani Qeveria e Albin Kurtit nuk ka dhene asnjë shenjë se eshte e gatshme ta pranojë. Duke bere kështu qe Kosova te jetë vendi i vetëm ne Ballkanin Perëndimor qe mbetet jashtë kësaj skeme. Sidoqoftë, fillimi i Dialogut Strategjik te ShBA-ve me Serbinë nuk i kushtezua nga detyrime tjera sikur ai, qe edhe ajo t’i zbatojë obligimet e saj ne raport me Kosovën.
Dhe mbase eshte ky element nga i cili Lëvizja Vetevendosje mund te perfitoje elektoralisht. Ka kohe qe ky subjekt politik ia ka arritur ta amplifikoje ne opinionin publik pandehmen se ShBA-te, po kërkojne kompromise te padrejta ndaj Kosovës ne raport me serbët, vetem me qëllim qe ta kënaqin Serbinë per ta terhqur nga orbita ruse. Prandaj edhe tensionet e Kosovës me SHBA-te jane pasojë e kësaj rezistence te Albin Kurtit ndaj këtyre perpjekjeve qe metojne ta shndërrojnë shtetin tone ne mallë per kusuritje në skemen e madhe gjeopolitike. Dhe ky narracion eshte treguar i suksesshem elektoralisht.
Madje sa me teper eshte konfrontuar Albin Kurti me ShBA-te aq me shume eshte rritur brenda. Shembull mund te merret vete pezullimi i dialogut strategjik. Ne shkurt te vitit te kaluar ai ishte ne fuqi, por Lëvizja Vetevendosje i fitoi 42 për qind te votave te trupit elektoral. Kurse pas ndërprerjes se tij me 12 shtator 2025, ky subjekt i fitoi mbi 50 per qind të votave te përgjithshme, duke dëshmuar kështu se nje pezullim i tille nuk ka prodhuar ndonjë kosto elektorale per Albin Kurtin. Përkundrazi, vetem sa e forcoi atë.
E vërtete e trishte është se SHBA-te po i kerkojne Kosovës t’i zbatojë obligimet qe i ka marrë jo ndaj serbëve, por ndaj partnerëve nderkomtare me ane te marrveshjeve te super cekura. Madje, edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca para pak dite e pranoi se ato i permbajen disa obligime qe nuk mund te shpërfillen. Kurse, përfaqësuesi i BE-se për dialogun Kosovë-Sebi deklaroi se disa pika te tyre kanë filluar te zbatohen. Pra per te plotësuar pritjet e brendshme elektorale ky pushtet po e zbaton atë qe po e mohon. Vetem se kete po e bene jo sipas ritmit te kerkuar nga partnerët, por sipas agjendes se brendshme elektorale dhe ne konfrontim me te paret. Ne anen tjeter, sic e kam vene ne pah disa here per shkak te protesteve te brendshme dhe sanksionimit te industrisë ruse te naftës ne Serbi, ne kafe faze komunitetit perendimor mund te jete me tolerant ne shikim te pare ndaj Serbisë ne raport me Kosovën.
Kjo edhe eshte arsyeja qe sot Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqi jane duke levizur ne drejtime te ndryshme sa i përket raporteve me SHBA-te. Derisa ky i fundit nga afrimi i vendit te tij me Uashingtonin nuk ka perfitime elektorale, por dobi shtetërore, ne anen tjeter kryeministri i Kosovës nga ftohja e këtyre marrëdhënieve po gezon perfitime elektorale dhe humbje shtetërore.
Sepse tashme ka arritur ta ushqeheje pjesen me te madh te publikut ne Kosovë se është duke e mbrojtur Kosovën nga presionet jo parimore te SHBA-ve.